MENU
klinika

“Kthehet” në origjinë!

Rita Ora zbulon kritikat në shqip të nënës

10.03.2024 - 13:09

Ylli shqiptar, Rita Ora është kthyer në origjinë dhe ka zbuluar për fansat disa nga kritikat që nëna e saj i bën teksa ishte duke u ushtruar në palestër.

“Djema, mamaja e ime do të thoshte ‘është shumë e rëndë, ‘po doni me ngajt, hajt ngaj’,” thotë Rita. Këto fjalë ngjallin ndjesinë e një lidhjeje të ngushtë dhe përkujtimin e këshillave të përditshme që ajo ka marrë nga nëna e saj.

Rita Ora, interpretuese e hitit “Anywhere”, nuk e ka zakon të bëjë biseda publike në gjuhën shqipe për shkak të mos folurit rrjedhshëm, pasi, edhe pse ka origjinë shqiptare, është rritur në Londër që nga mosha një vjeçare, ku ka zhvilluar edhe karrierën e saj muzikore.

Prandaj, kur flet shqip, ajo bën kujdes, por pavarësisht kësaj, ka zgjedhur të ndajë me botën anën e saj më personale dhe të lidhur ngushtësisht me rrënjët e saj shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qaj sa herë që e shoh këtë"

Rita Ora bëhet nostalgjike

“U martuan në një ceremoni shumë të vogël”

Dalin detaje të reja nga dasma e Rita Orës dhe Taika Waititit