MENU
klinika

Alibeaj: Ja interesat e vërteta që ka….!

“Rithemelimi s’do që të vijë në pushtet”

18.03.2024 - 20:18

Pas 5 muajve, komisionet parlamentare u zhvilluan këtë të hënë fizikisht me praninë edhe të deputetëve të rithemelimit duke i dhënë fund bojkotit. Prania e njërës palë bëri që të mungojë pala tjetër. Deputetët që janë krah Lulzim Bashës munguan.

Sekretari i përgjithshëm i PD dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i vërtetë i Rithemelimit nuk është të vijë në pushtet.

Sipas tij, qëllimi i një pjese të Rithemelimit është të ruajnë pushtetin e tyre dhe të mbajnë në pushtet Edi Ramën.

“Ajo që duket që ka ndodhur ose do ndodhë së shpejti është të dështosh komisionin e reformës zgjedhore. Për sa kohë kishim një komisioni ku ishin 9 anëtarë të opozitës përfshirë të gjithë, të shkosh në një sistem tjetër me 2 ose 3 anëtarë, si mundet të jesh i kënaqur me një përfaqësim 3 me 3 kur ke pasur 9 kur ke qenë në kushte pariteti me mazhorancën, ke pasur edhe të drejtën e vetos.

Duket fare qartë që interesi i një pjese të rithemelimit nuk është për të ardhur në qeveri dhe për t’i shërbyer publikut që kërkon largimin e qeverisë aktuale, por kanë interesa të tjera për të ruajtur pushtetin e tyre dhe për t’i shërbyer Edi Ramës. Duke i krijuar komoditetin Edi Ramës që të mbajë listat e mbyllura, duke mos lejuar diasporën të votojë, i ke krijuar kushtet që ai të fitojë një mandat të katërt”, tha Alibeaj.