MENU
klinika

Kërkon ndihmën e INTERPOL-it

Rusia lëshon urdhër-arreste për 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

02.03.2024 - 20:33

Rusia ka lëshuar tre urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.

Ky lajm është bërë me dije nga media e Kosovës, Koha.net. urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur mjaft. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar.

Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Megjithatë për momentin ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e Kosovës.