MENU
klinika

Thotë inteligjenca gjermane!

Rusia mund ta sulmojë ndonjë anëtare të NATO-s në vitin 2026

17.03.2024 - 10:30

Shërbimet e inteligjencës gjermane kanë përgatitur për qeverinë një analizë të kërcënimit ushtarak nga Rusia, e cila parashikon se “nga viti 2026 e në vazhdim”, ajo mund të sulmojë territorin e vendeve anëtare të NATO-s.

Kjo mund të sjell dyfishimin e fuqisë ushtarake të Rusisë gjatë pesë viteve të ardhshme në krahasim me ditët e sotme, veçanërisht në armët konvencionale.

“Nuk mund të përjashtohet më” që Rusia të sulmojë të paktën një pjesë të territorit të NATO-s “nga viti 2026 e tutje”, si në shtetet baltike apo Finlandë, thuhet në raportin e cituar nga Business Insider.

Aty theksohet se agjencitë gjermane ende nuk kanë bërë publikisht deklarata të tilla specifike.

Business Insider thotë se selia e NATO-s ndan gjithashtu shqetësimet për rritjen e aftësive ushtarake të Rusisë dhe konfrontimin e mëtejshëm, por nuk mendon se kjo do të shkaktojë një luftë.

Në veçanti, gazeta citon vlerësime nga shërbimet amerikane të inteligjencës, të cilat “në një periudhë afatmesme” nuk e shohin rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s dhe besojnë se forcave të armatosura ruse do t’u duhen edhe pesë deri në tetë vjet për të rikthyer forcën ushtarake që kishin para pushtimit të Ukrainës.

Ndryshe, shtetet anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake këtë vit do të rritin investimet në ushtri.