MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa është sasia e mishit që duhet të konsumohet në javë

26.03.2024 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa është sasia e mishit që duhet të konsumohet në javë?

Mjeku: Mishi i kuq është një nga pjatat kryesore dhe shumë të shijshme në vaktet e shumë familjeve. Pavarësisht kësaj shumë studime flasin për rrezikun që mishi i kuq mund të sjellë në trupin e njeriut.

I pasur me vitamina, minerale dhe hekur përmban një sasi të madhe yndyre në përberje që mund të jetë e dëmshme për organizmin. Tek mishi i kuq më të përdorshmit janë mishi i viçit, derrit, qingjit dhe deles të cilët janë të pasur me yndyrna.

Nëse konsumoni më shumë se 90 gramë mish të kuq në ditë atëherë keni kaluar vlerat e rekomanduara. Ekspertët rekomantojnë të mos konumoni më shumë se 70 gramë mish të kuq të gatuar në ditë. Edhe kjo sasi mund të mos jetë baza e dietës tuaj të përditshme pasi ekspertët rekomandojnë një shumlloshmëri ushqimesh. Kujdesuni që të konsumoni gjithnjë mish të freskët dhe jo më shumë se 400-500 gramë gjatë gjithë javës.

Alternativa
Disa alternativa të mira për të pasuruar dietën tuaj mund të jenë mishi i pulës, i gjelit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Konsumoni perime dhe ushqime të pasura më vitamin B12, një ndihmës i mirë mund të jetë edhe spinaqi apo bishtajoret. Sigurohuni të merrni proteina nga të gjitha burimet natyrore që e ofrojnë këtë. Balanconi dietën dhe konsumimin e mishit të kuq i cili duhet të jetë gjithnjë i freskët dhe i shëndetshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.