MENU
klinika

Detaje të tjera/ Flasin ekspertët

Sa lekë do të përfundojnë në xhepat e pensionistëve

04.03.2024 - 17:22

Ekspertët e njohur Kujtim Hoxha dhe Teuta Nunaj kanë folur së fundmi për problematikat te pensionistët, përfitimet që do të marrin këtë vit, kur do të bëhet indeksimi dhe detaje nga mënyra se si do ta marrin pensionin në bankë. Kujtim Hoxha, i pyetur se çfarë përfitojnë këtë vit pensionistët dhe kur mendohet që të bëhet indeksimi, tha: “Në ligjin e sigurimeve shoqërore të vitit 2024 është parashikuar që çdo vit pensionet të indeksohen për inflacionin e një viti më parë. Për buxhetin e vitit 2024 nga ana e qeverisë shqiptare është parashikuar që të ketë një indeksim të pensioneve dhe bonus në fundvit. Aktualisht në ligjin e vitit 2024 janë parashikuar 3.9 miliardë lekë të rinj për indeksimin dhe 4.5 për bonusin e fundvitit. E përkthyer në terma individual është e barabartë me 480 lekë të vjetra, për mua është një shifër qesharake. Indeksimi nuk i përgjigjet inflacionit të një viti më parë. Në ligjin e Sigurimeve Shoqërore është parashikuar që të ketë një balancë mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Edhe vjet nuk i përgjigjej inflacionit të konstatuar nga INSTAT. Qeveria duhet që ta nxjerr që në 1 janar këtë indeksim. Po të dalësh në treg i evidenton çmimet që janë katastrofike, 2-3 herë më keq se pak vite më parë dhe indeksim i nuk i përgjigjet. Pensionistët jetojnë si mos më keq nëse nuk do kishin ndihma nga personat e tjerë të familjes. Qeveria ka mundësinë ti ndihmojë pensionistët me buxhetin e shtetit që ka. Nëse qeveria nxjerr minimumin jetik për qytetarët, që janë nën pensionet mesatarë, ku futen pensionistët që kanë pension të pjesshëm, qeveria tu dalë për zot sepse ka kontribuar ose jo kur të shkoj tek mjeku të bëjë vizitën ilaçet do ti marr njësoj me atë tjetrin. Kështu që është kosto e shtuar për qytetarin. Minimumi jetik është i domosdoshëm”, tha eksperti Kujtim Hoxha.

Vjetërsia në punë
Eksperti ka folur gjithashtu dhe për njohjen e viteve të punës, gabimet që po bën qeveria, për problemet dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për ata që jetojnë jashtë vendit si marrëveshja me Italinë. “Në vitin 2013, FMN i ka vënë detyrë qeverisë shqiptare që të mbushë gropën e të ardhurave të shpenzimeve. Duke vënë detyra e mbështeti financiarisht për të përballuar jetën normale të qytetarëve. Por edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë, kjo gropë nuk është mbushur. Qeveria shqiptare nuk mund ti dalë më FMN dhe ti thotë më jep akoma kohë dhe me këto reforma të vazhdohet akoma si është kjo skema nga sigurimet shoqërore. Në Shqipëri janë 74 lloj pensionesh. FMN i ka vënë detyrë sërish Shqipërisë dhe nuk e lejon që të ketë gropë mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Është ngritur një ekip për problemet dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për ata që jetojnë jashtë vendit si marrëveshja me Italinë. Kryeministri ynë në një takim me Melonin tha se do ketë një marrëveshje të afërt, por duhet që të shohin faktorët që ndikojnë në këtë marrëveshje. Ata që kanë vjetërsitë e punës, pra një individ që ka punuar për disa vite në Shqipëri dhe më pas ka ikur në Itali, duhet të bashkohen në një kontribut të përbashkët dhe të marr një pension, për të mos i shkuar dëm asnjë periudhë kohore. Këtu përshembull ai mund të ketë 12 vite punë dhe me këtë ai nuk merr asgjë, edhe jashtë mund të ketë pak vite, duke i bashkuar bashkë bëhesh përfitues pensioni, ndërsa po ti ketë veç këtu në Shqipëri aq pak vite shkojnë kot sepse nuk përfiton. Qeveria duhet të jetë e gatshme ndaj qeverisë italiane për vërtetësinë e dokumenteve që ka këtu. Ne nga periudha e tranzicionit patëm probleme edhe me vjetërsinë e punës të ndërmarrjeve të sot nuk funksionojnë. Njerëz të papërgjegjshëm dhe me një organizim të dobët kanë rezultuar që të fusin duart në dokumente, i gjen me korrigjime, me fillimin e punës të personit por s’ka datë se deri kur ka punuar. Atëherë si do ti dal pensioni kur janë të pabesueshme këto dokumente. Ish- koperativat që kanë pasur të dëmtuar regjistrat e vjetërisë në punë ti zgjidhin më një ligj të veçantë që mbi bazë të disa dokumenteve provues që tregon se ku ka qenë, ku ka jetuar ai do ketë punuar në koperativë, pra ja njeh vjetërsinë e punës pas disa procedurave. Por, bëhet pyetja, për qytetarët meshkuj që kanë kryer shërbim e detyrueshëm ushtarak legjislacioni i njeh si periudhë vjetërsie në punë, por a e ka qeveria italiane këtë dhe ai s’mund të të njoh një gjë që se ka parashikuar ligji vet. Qeveria thotë individi duhet që të aplikojë përmes e-albania për shërbimin ushtarak dhe të provohet me dokument dhe ajo t’ja njoh vjetërsinë e punës. Duhet një rakordim i faktorëve që ndikojnë në këtë lloj skeme që të jetë sa më afër realitetit. Me gjithë këtë periudhë kohe të kaluar prej 40 vitesh të gjitha ata faktor negativ që janë evidentuar gjatë kohës si në plotësimin e dokumentacionit të atyre që quheshin shef kuadri duhet të parashikohen dhe rregullohen në këtë marrëveshje në mënyrë që njerëzit të marrin atë që atyre i takon”, u shpreh ai.

Pensionet me karta
Nga ana tjetër këtë vit pensionet do të merren me karta. Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, deklaroi se kalimi i pensionit përmes bankës do të zerojë mundësitë e humbjeve të lekëve të të moshuarve apo vjedhjes. Ajo tregoi dhe procedurat që do të ndiqen. “Çdo risi është gjithmonë në aspektin pozitiv që synon të përmirësojë procesin. Nëse i gjithë sistemi i pensioneve do kalojë në banka është një gjë pozitive, sepse çdo gjë është e kontrolluar dhe humbjet janë pothuajse zero. Për përdorimin e bankomatit është e drejta e individit nëse do t’ia lërë një të afërmi. Ndaj mundësitë janë shumë të vogla që paratë të vidhen. Sistemi bankar funksionon me numër të reduktuar në arka, për shkak të transaksioneve online. Rritja e volumeve të punës, pasi vetëm për të hapur llogari të bankës, do të ketë kosto më vete, pajisja me kartë ka kosto më vete. Në fshatrat apo qytetet të vogla që nuk kanë filiale, shërbimi për pensionistët do të jetë shumë i lartë. Posta Shqiptare duhet të ketë në konsideratë që do kthehet në një filial që të ofrojë shërbime”, tha Nunaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshon rregulli për indeksimin

Sa do të rriten pensionet në prill