MENU
klinika

“Kur kanë konflikte i lë të theren”

Shqiptarët në “shtëpitë e barit” në Londër, Anduena Llabani: Punojnë nën hundën e policisë britanike

28.03.2024 - 23:43

Gazetarja Anduena Llabani, ka folur për fenomenin e të rinjve shqiptarë që emigrojnë në Britani dhe përfshirjen e një pjese të tyre në shtëpitë e barit.

Ajo tha se shqiptarët, të cilët punojnë me shtetasit turq, pakistanezë dhe afrikanë lihen të merren me prodhimin e lëndëve narkotike nën hundën e policisë britanike.

“Të rinjtë që kanë pasur biznese në Shqipëri i shitën ato dhe ikën drejt Britanisë. Në periferi të Londrës janë këto shtëpie që ata punojnë dhe jetojnë. Shqiptarët, afrikanët, turqit, pakistanezë lihen të merren me prodhimin e lëndëve narkotike nën hundën e policisë britanike. Pse lihen që të prodhojnë dhe të hapin shtëpi bari? Duket sikur është një fushatë që ndërmerret. Në Londër çmimi është rritur dhe shtetit britanik e ka në kontroll mënyrën sesi shqiptarët punojnë, kanë preferuar ti mbajnë në kontakt dhe kur kanë konflikt mes grupeve, policia i lë të theren. Pra nuk ndërhyjnë”, tha ajo në emisionin “360 Gradë” në ABC News.