MENU
klinika

Kur do të zhvillohet

Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

29.03.2024 - 12:38

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Përplasjet në sallë erdhën pasi mbështetës të Fredi Belerit kërkuan largimin e prefektit Vangjel Tavos.

Pas tensioneve të krijuara drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan. Gjithashtu “braktisën” sallën edhe këshilltarët.

Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 12:00 pa praninë e qytetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN