MENU
klinika

Analiza

Si Putin po e “shfrytëzon” masakrën në Moskë

30.03.2024 - 11:41

Mund të tingëllojë cinike ta thuash këtë, përballë masakrës së 140 personave që kishin shkuar të ndiqnin një shfaqje muzikore.

Por masakra e Crocus City Hall, në duart e një komando të terroristëve islamikë, duket e aftë të zgjidhë disa probleme të mëdha për Vladimir Putin.

Kryesorja që është diskutuar tashmë është ajo e ofrimit të një justifikimi për opinionin publik rus për “ferrin “e pakufizuar në qytetet ukrainase dhe, mbi të gjitha, të imponojë një mobilizim të ri të nevojshëm për të dërguar qindra mijëra rekrutët fatkeq në front.

Një çështje tjetër që mund të zgjidhet falë tronditjes kolektive të shkaktuar nga masakra, megjithatë, nuk është më pak e rëndësishme nga pikëpamja e Putinit: është rikthimi i dënimit me vdekje në Rusi.Dënimi me vdekje u shfuqizua në të gjithë Bashkimin Sovjetik në vitin 1990, nën udhëheqjen e Mikhail Gorbaçovit, dhe pavarësisht forcimit progresiv të regjimit rus nën Putinin, ai nuk u rivendos kurrë zyrtarisht.

Many Questions': Putin Acknowledges Jihadist Role In Moscow Terror Attack  But Implies Ukraine Played A Part - News18

Megjithatë, për kundërshtarët më të vendosur të autokracisë që ka 24 vjet në pushtet, dënimi me vdekje u zbatua de facto: ndër figurat më të njohura, ish-spiuni Alexander Litvinenko, gazetarja Anna Politkovskaja, manjati dhe kundërshtari politik

Boris. Berezovsky, lideri liberal Boris Nemtsov, kreu tepër ambicioz i Wagner Yevgeny Prigozhin dhe numri një i opozitës në Rusi Aleksei Navalny. Tashmë do të mund të zbatohet sërish “legalisht”.

Megjithatë, është e lehtë të parashikohet se arsyeja zyrtare e treguar tashmë “krimet e terrorizmit dhe ekstremizmit” do të lejojë Putinin të dënojë me vdekje jo vetëm 4 autorët e masakrës së të premtes së kaluar në Moskë, por disa personazhe të tjerë.