Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, duke folur për zhvillimet më të fundit politike dhe negociatat mes PS dhe PD, tha se gjithnjë në politikë ka kompromise.
Ai tha se prej 6 muajsh sjellja e mazhorancës me opozitën është e njëjtë dhe se kjo tregon papjekuri politike.
Sipas Sulës, komisionet hetimore nuk do të sjellin asnjë ndryshim, në një kohë kur e gjithë Shqipëria është në duart e Edi Ramës.
“Nesër është mbledhja e grupit parlamentar.
Gati 6 muaj që sjellja e mazhorancës me opozitën vazhdon e njëjtë.
Kjo tregon papjekuri politike.
Sjellje e papërgjeshme e politikës shqiptare që akoma ne kemi nevojë të na marrin për dore.
Kjo tregon mungesë totale të pjekurisë politike.
Ajo që kërkuam ne është e drejtë.
Nuk ka nevojë të diskutohet problemi i komisioneve hetimore.
Duam apo s’duam ne, Shqipërinë e kontrollon Edi Rama.
Kjo mazhorancë ka arritur të depërtojë në cdo qelizë.
Opozita konsumoi energji tre vite mes vetes dhe kjo është e turpshme.
Në politikë gjithmonë ka kompromise.
Dua të jem i sinqertë, nuk është se Komisionet Hetimore do bënin uau”, tha Sula në Ora News.