MENU
klinika

Çfarë dyshohet?

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagosen studenti i Akademisë së Policisë dhe kunati i tij

12.03.2024 - 22:03

Sipas uniformave blu, autorët, pasi kanë hapur zjarr janë larguar, teksa është gjetur dhe një makinë e djegur që dyshohet se u përket atyre.

Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri. Raportohet se në fshatin Grudë ka pasur një atentat me armë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve dhe një student i Akademisë së Sigurisë.

Ai është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor. Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, i identifikuar si Gjin Nika. Të dy ndodhen në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Sipas uniformave blu, autorët pasi kanë hapur zjarr janë larguar, teksa është gjetur dhe një makinë e djegur që dyshohet se u përket atyre. Policia ka nisur kontrollet në zonë, teksa po hetohet mbi shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast”, njoftoi policia.