MENU
klinika

"Në Itali e ëndërrojmë një drekë si këtu..."

Turistët pensionistë kërkojnë shtëpi në Lezhë!

31.03.2024 - 13:20

Vitet e fundit vendi ynë është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik por edhe i të huajve që ditët e pensionit duan t’i kalojnë në Shqipëri.

Të tillë janë Antonio dhe Elena të cilët i takuam në Lezhe duke kërkuar një shtëpi për të kaluar ditët e pensionit. Taksat e ulëta, çmimet më të lira si dhe ushqimi i ngjashëm me Italinë janë disa nga arsyet që kanë bërë që çifti italian të vendosin për të jetuar në Lezhë.

“Është hera e parë që jemi këtu, për dy arsye e para sepse kemi arritur në një moshë që në Itali nuk jetohet më për shkak të kostos së lartë të jetesës, dhe pensioni qe marrin nuk mjafton. Po kërkojmë në Shqipëri një shtëpi sepse taksat janë më të ulëta dhe po bëjmë xhiro nëpër Shqipëri për të gjetur një vend për të jetuar. Më pëlqen shume vendi këtu, është pastër, ka rregull”, tha Elena Pinas, pensioniste nga Italia.

“Ushqimi është i ngjashëm me ushqimin në Itali, këto ditë kemi ngrënë mirë, sot kemi ngrënë shumë mirë që në Itali e ëndërrojmë një drekë si këtu në Shqipëri. Shpenzimet kryesore janë me çmime të ulëta, mund të bësh një pazar shumë të mirë. Pastaj njerëzit janë shumë mikpritës dhe të shoqërueshëm, të disponueshëm”, tha Antonio Pinas, pensionist nga Italia.

Shqiptarët janë shumë mikpritës sidomos me turistët, thotë çifti italian, e ndërsa vijojnë të kërkojnë shtëpinë e tyre mes Lezhës dhe Shëngjinit ku do të kalojnë pjesën tjetër të jetës.

“Akoma nuk e kemi vendosur se ku do te jetojmë por që të jetë afër me bregdetin. Më pëlqen toka, më pëlqen fshati jam person qe dua të kem pak hapësirë kopsht kështu kalon dhe kohën. Mua më pëlqen ky qytet, ka pak nga Peruia ime, dhe ne jemi mikpritës me turistët dhe këtë e pashe dhe këtu. E kam vënë re këto ditë që kemi qëndruar, janë të gatshëm që të të ndihmojnë kam gjetur diçka si në Peru”, tha Elena.

“Shqiptarët janë shumë të dashur, të gatshëm për të ndihmuar, se ne nuk e dimë dhe gjuhën por janë shumë të dashur, të ofrojnë direkt diçka për të pirë, kafe ndaj i falënderojmë shumë”, tha Antonio.

Deri në vitin 2023 sipas Ministrisë së Brendshme, rezultonte se 356 italianë janë rezidentë të përhershëm në vendin tonë, ndërsa më shumë se 20 mijë kanë leje qëndrimi që të punojnë dhe studiojnë në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull

Çmimet e banesave për metër katror

“Një apartament sot, i paarritshëm për qytetarët”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!