Përdoruesit e rrjetit social X vendosën të rikthejnë një video të pakëndshme të këngëtares së njohur amerikane Jennifer Lopez. Klipi viral tregon këngëtaren duke pështyrë çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentes së saj në rrugët e qytetit të Nju Jorkut, ku shumë e quajnë sjelljen të vrazhdë dhe të neveritshme.
Videoja që u bë virale gjashtë vite më parë por ka qarkulluar sërish së fundmi. Në të, JLo mund të shihet duke u shoqëruar nëpër rrugët e Big Apple-it, ndërsa asistentja e saj shfaqet duke vrapuar për të kapur çamçakëzin. Kritikat ndaj këngëtares ishin të shumta: Kjo grua ka qenë gjithmonë kaq e neveritshme, nuk ka prova të reja, thuhej në një prej komenteve.
Here’s JLO spitting chewing gum into her assistant’s hand in the middle of New York City.
Such rude and nasty behavior. There is no reason to treat your employees like this. pic.twitter.com/W10gdTqOJK
— Brunito (@ThePopStage) March 24, 2024
Por kishte edhe shumë fansa që i dolën në mbrojtje dhe iu përgjigjën postimit, duke pretenduar se ajo po filmonte një skenë për një film në video dhe se kjo është normale për aktorët në xhirime, pasi shpesh u kërkohet të përtypin çamçakëz për të pastruar fytin e tyre.