MENU
klinika

Mbeten pa ujë disa zona

Vidhet transformatori në ujësjellësin e Bërdicës

24.03.2024 - 14:45

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur orët e fundit në Bërdicë. Disa persona kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik në stacionin e ujësjellësit. Bëhet fjalë për transformatorin e rrjetit 6000W që e konverton energjinë në 230W.

Për pasojë, stacioni do të jetë jashtë pune deri në një moment të dytë.

Zonat që furnizohen me ujë janë:
-Berdicë e Mesme
-Berdicë e Madhe
-Masmalaj

Ujësjellës- Kanalizime Shkodër po bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për të identifikuar dhe vënë para forcës së ligjit autorët.