26.03.2024 - 23:54
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka dhënë një mesazh për qytetarët në llogarinë e tij në “Instagram”, duke thënë se vendin e presin ditë të vështira.
Ai shtoi se në ditët në vijim do të japë informacione më të detajuara, dhe se do ta informojë popullin serb për sfidat që e presin.
“Për momentin nuk është e lehtë të thuhet lajmet që kemi marrë 48 orët e fundit. Po kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, ka thënë Vuçiç.
Ndërsa theksoi se sfidat e ardhshmet do të jenë edhe më të vështirat deri më tani.