Që kur Elon Musk e bleu X-in (dikur Twitter) në tetor të vitit 2022 bëri disa ndryshime me qëllimin e rritjes së të hyrave, kurse tani mëton të ndjekë rrugën e YouTube.
X tashmë kanë lansuar shërbimin video streaming, që sipas Musk do të jetë i disponueshëm së shpejti, transmeton Telegrafi.
“Së shpejti do të mund të shikoni videot e preferuara të X-it direkt përmes televizorëve tuaj të mençur”, ka thënë Musk.
X do të fillojë aplikacionin që do t’ju mundësojë përdoruesve të shikojnë videot në televizorët Samsung dhe pajisjet Amazon.
Musk së fundmi ka deklaruar se X do të jetë platforma që do t’i përkushtohet videove, e ky zhvillim ngjarjesh tregon se gjërat do të shkojnë tutje.