MENU
klinika

Dy të tjerë në kërkim

Zbardhet plagosja e djeshme në Shijak/ Arrestohet një person

23.03.2024 - 14:18

Policia e Durrësit arrestoi njërin prej vëllezërve Domi, i përfshirë në konfliktin me armë zjarri në Shijak ku mbeti i plagosur aksidentalisht, Enidor Dedja, mesditën e së premtes, 22 mars. Në pranga ka rënë Albano Domi, pronari i dyqanit ku ndodhi ngjarja, ndërsa në kërkim është shpallur Arbër Hoxha dhe një person tjetër.

Gjatë sherrit është qëlluar nga të dyja palët me armë, si nga autori i ngjarjes, Arbër Hoxha, ashtu edhe nga Domi. Hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në Durrës i kanë gjetur në shtëpi pistoletën, e cila është sekuestruar dhe për pasojë në pranga ra Albano Domi.

Sipas policisë, nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta, shtetasit Hoxha dhe Palodhi janë konfliktuar fizikisht me Domin, dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, Dedja, i cili ishte në dyqan kur ka ndodhur konflikti.

Po nga hetimet rezultoi se dhe pronari i dyqanit, Domi iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë, Hoxhës dhe Palodhit.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga pronari i dyqanit.