MENU
klinika

Botërori i kadetëve FIDE 2024

370 Fëmijë nga mbarë bota, në Shqipëri! Dervishi: Tanimë qendër e shahut

26.04.2024 - 14:15

 Shqipëria do të presë një tjetër kampionat të rëndësishëm botëror të sportit të shahut, teksa nga datat 26-28 prill në Durrës do mblidhen fëmijët më të talentuar të globit. Të vegjlit nga mosha 8-12 vjeç do tregojnë aftësitë e tyre në një prej sporteve ku, Shqipëria, gjithmonë ka pasur të dalluar.

“Është kampionati botëror i fëmijëve për lojën e shpejtë ‘Rapid and Blitz’, ku marrin pjesë rreth 370 fëmijë të cilët bashkë me shoqërues dhe prindër shkojnë në 800 persona. Do qëndrojnë nga data 25-29 në Shqipëri për zhvillimin e këtij aktiviteti,”- u shpreh Erald Dervishi, President i Federatës Shqiptare të Shahut.

Në hapjen e këtij aktiviteti, por edhe gjatë zhvillimit të tij, në Shqipëri do jetë Presidenti i Federatës Botërore të Shahut Arkady Dvorkovich, si dhe shumë shahistë të cilët kanë shkruar historinë e këtij sporti, si Susan Pulgar. Ndërkohë një numër të lartë shahistësh të vegjël në kampionatin botëror do jenë nga Shqipëria.

“Në këtë kampionat do marrin pjesë 62 shahistë shqiptarë. Është një numër rekord kur mendojmë s ekemi të bëjmë me moshat nga 8-12 vjeç. Numri 62 për një vend të vogël si Shqipëria, është i jashtëzakonshëm. Kemi një grup fëmijësh të talentuar, të cilët, në rast se dimë t’i mbështesim dhe t’u tregojmë rrugën e duhur, do të arrijnë nivele të jashtëzakonshme,”- tha Erald Dervishi, PresidentI i Federatës Shqiptare të Shahut.

Vitet e fundit është parë një rritje e nivelit të shqiptarëve në sportin e shahut, ndërsa jo më kot edhe Kler Çaku u shpall kampione e Europës.

“Jemi aktualisht në bisedime me KOKSH-in dhe qeverinë shqiptare, që bashkë me basketbollin dhe volejbollin të implementojmë sportin e shahut në shkolla. Në shkolla fillore dhe 8-vjeçare kryesisht,” – deklaroi, Dervishi

Kampionati botëror i shahut për fëmijë, vjen në një vit jubilar të këtij sporti, pasi në 2024 Federata Botërore e Shahut FIDE, feston 100-vjetorin e krijimit.

 

achf.org.al/Konica,al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut

Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!