MENU
klinika

"CHAMPIONS LEAGUE"

Magnus Carlsen në Shqipëri: Çelet Kupa Europiane 2023

30.09.2023 - 11:25

Edicioni i 38-të i KUPËS EUROPIANE të SHAHUT për KLUBE dhe KUPA e 27-të e KUPËS EUROPIANE të KLUBEVE për FEMRA Çeli siparin ne qytetin bregdetar.

Chamions League e shahut, që këtë vit shënoi numrin REKORD në pjesëmarrje – 110 EKIPE, nga 34 FEDERATA EUROPIANE – startoi me ceremoninë hapëse, pranë Grand Blue Fafa Resport, vendi ku do të zhvillohet turneu.

Janë të pranishëm në Durrës, 30 nga 40 shahistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave!

Lojtarët, të ftuarit dhe zyrtarët u mirëpritën nga Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaparaishvili, Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Unionit Evropian të Shahut, Erald Dervishi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, si dhe Presidenti Nderi i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi.

Raundi i parë është ditën e nesërme, më 1 tetor në orën 15:00. Ndeshjet do të luhen në 7 raunde, sipas sistemit zvicerian, me kohë kontrolli 90 minuta, për 40 lëvizje plus; 30 minuta; për pjesën tjetër të lojës; me një rritje prej 30 sekondash për lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë.
Favoritët e garave të hapura, janë NUMRI 1 në BOTË, pesë herë kampion MAGNUS CARLSEN; po ashtu, pesë herë kampion bote, tanimë në dekadën e 5-të si shahist i nivelit më të lartë, VISWANATHAN ANAD; RICHARD RAPPORT numër 11 në botë; Kampioni i blitz-it MAXIME VACHIER-LAGRAVE, së bashku me shumë prej shahistëve më të shkëlqyer.

Lista e ekipit të femrave, është gjithashtu, mbresëlënëse: një dyshe e përsosur, si ajo e kampiones së botës për femra, MARIYA MUZYTCHUK dhe tri herë kampione bote në shahun e shpejtë; ANNA MUZYTCHUK, kampiones së dhjetë në botër për femra, ANTOANETA STEFANOVA – medalje e artë, me ekipin gjeorgjian në Olimpiadën e Shahut 2008; kampionen europiane individuale për femra, NANA DZAGNIDZE, si dhe shumë shahistë të tjerë, të niveleve të larta!

Ndërsa Shqipëria, mbledh në Durrës, yjet botërorë të shahut, përfaqësohet me ekipin e Teutës, skaudra që pak orë më parë, i dhuroi një tjetër trofe Shqipërise, kur Kler Çaku u shpall KAMPIONE EUROPE për vajzat nën 14 vjeç.

Drejtpërdrejt, garat mund të ndiqen përmes kanalit zyrtar të ECU-së, me komentatorët: WIM Fiona Steil-Antoni dhe GM David Howell.

 

achf.org.al / Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut

Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!