MENU
klinika

Përgjigjet Gazment Bardhi

A do të rikthehet aksioni opozitar në Parlament!

09.04.2024 - 13:39

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Partia Socialiste bojktoi për herë të tretë Komisionin Hetimor për Check-Up, duke shtuar se ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë që nxitën dialogun mes Rithemelimit dhe maxhorancës.

Bardhi deklaroi se do t’i përgjigjen me çdo mjet demokratik që lejon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar

“Dy janë kanë që janë ngritur Komisionet dhe ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën. Kam njoftuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që nxitën dialog mbi atë çfarë po ndodh me këtë Komision. Të jeni të sigurt që do t’i përgjigjemi me çdo mjet demokratik që lejon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar”, u shpreh Gazment Bardhi.

I pyetur nëse do t’i rikthehen aksionit opozitar, ai deklaroi se sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do te këtë reagim.

“Sa i takon aksionit tonë në parlament, ishte një reagim i detyruar për mos iu nënshtruar një padrejtësie, Iu jemi rikthyer normalitet, për të mbajtur zotimin publik. Sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do te këtë reagim”, shtoi ai.