Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është përballur në spektalin e djeshëm me një incident që e revoltoi shumë. Gjatë gjysmëfinales të X Factor, moderatorja po thonte emrat e përzgjedhur të tre finalistëve.
Në fund Alketa dhe Arilena Ara u bashkuan me të eleminuarin e natës Nikin duke e përqafuar dhe kapur] për dore, kur në skenë dëgjohet një zhurmë.
“Gabim shumë, dëgjo stop, stop, stop” ndërhyri Vejsiu. “Kjo që bëre është shumë e gabuar ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë ose i paaftë është njëri nga konkurrentët.”
Siç duket edhe nga pamjet moderatorja është goditur nga një kanaçe alumini. Alketa e mori kanaçen në dorë dhe me sytë dhe duart e drejtuara nga pjesa e lartë e skenës ju drejtua ashpër atij/asaj që kreu veprimin.
“Ky është një shembull shumë i keq që mua më revolton shumë edhe më vjen shumë turp që ndodh kjo.” përfundon moderatorja.
Shihni videon më poshtë në min 5:39.