MENU
klinika

“Sistemi i tatimeve, ndër problemet më të mëdha të ekonomisë”

Analisti Ben Andoni: Korrupsioni largon njerëzit nga Shqipëria

02.04.2024 - 18:21

Gazetari dhe analisti Ben Andoni thotë se korrupsioni madhor është ndër problemet më të mprehta të vendit.

I ftuar në News24, Andoni u shpreh se pikërisht korrupsioni është arsyeja kryesore pse ikin shqiptarët.

“Ne si qytetar na intereson korrupsioni i frikshëm. Korrupsioni ka përfshirë institucionet kryesore të vendit tonë. Frikësohesh realisht për mënyrën si funksionon korrupsioni në vendin tonë. Në Shqipëri është e vështirë të gjesh një institucion, ku nuk ka korrupsion. Korrupsioni është bërë shumë masiv në Shqipëri. Korrupsioni largon njerëzit nga Shqipëria. Pikërisht korrupsioni ka bërë që shumë qytetarë të largohen nga vendi. Në parlament nuk ka individë me identitet, por ngrenë thjesht kartonin. Edi Rama duhet të kërkonte falje dhe jo të mendojë për mandatin e katërt. Unë besoj se duhet të ketë një dorëheqje të Ramës. Ai është shumë i fuqishëm, sidoqoftë. Ka shumë njerëz që nuk votojnë, sepse janë bërë pesimistë. Është e turpshme që ne dhe Kosova jemi vendet e fundit për varfërinë në rajon”, tha Andoni.

Duke folur për nisjen e hetimeve ndaj Ceno Klosit, Andoni u shpreh se Tatimet janë një hallkë e dobët e ekonomisë sonë. Sipas tij, edhe opozita është në ditët e veta jo të mira.

“Sa i përket punës së SPAK, deri tani jemi në procesin e ngopjes publike për emra dhe për një lloj justifikimi të varfërisë. Me këtë korrupsion të madh, lekët shkojnë në duar ku nuk duhet të shkojnë. Nëse SPAK provon akuzat e veta, mund të themi se kemi institucion që po rritet. Sistemi i tatimeve është ndër problemet e mëdha të ekonomisë sonë. Edhe opozita gjendet në ditë të vështira”, deklaroi Andoni.