MENU
klinika

I instaluar në veturat e Audi

Aplikacioni i ri lexon gazetat për shoferët

28.04.2024 - 12:59

Sistemet inteligjente të asistencës në drejtimin e automjetit po bëhen gjithnjë e më të mira, dhe veturat plotësisht vetë-drejtuese janë teknikisht të mundshme sot.

Megjithatë, ndoshta do të duhet pak kohë derisa të gjenden në jetën e përditshme.

Nëse preferoni të lexoni rastësisht gazetën gjatë rrugës për në punë ose në ‘shoping’, duhet të shkoni me autobus ose tren – ose të blini një veturë Audi.

Ndërsa nuk drejton në mënyrë autonome, tani ofron një mënyrë tjetër për të konsumuar titujt aktualë dhe raportet e lajmeve gjatë vozitjes.

Kjo bëhet e ditur nga komunikata zyrtare për shtyp e Articly. Një start-up gjerman nga Mynihu lançon një aplikacion me të njëjtin emër që ofron artikuj nga gazeta dhe revista të ndryshme që lexohen me zë.

Si pjesë e partneritetit, Articly tani po sjell aplikacionin e tij ekskluzivisht në sistemin në bord të veturave të përzgjedhura Audi.

Në veçanti, aplikacioni është i disponueshëm për të gjithë pronarët e Audi-ve që nga viti 2024 dhe me grupin më të fundit të harduerit dhe softuerit të kompletit modular të info-argëtimit (MIB 3) – plotësisht falas dhe pa regjistrim deri në mesin e vitit 2024.

Si pjesë e bashkëpunimit, Articly zhvilloi një aplikacion veture posaçërisht për këtë qëllim, i cili synon të sigurojë një përvojë optimale dëgjimi gjatë vozitjes.

Se si ndodh saktësisht kjo dhe çfarë avantazhesh ofron ky aplikacion mbetet e paqartë, pasi disa media dixhitale prej kohësh ofrojnë opsionin “më lexoni një artikull”.

Articly rendit si partnerë emra të fortë mediash si The Guardian, Die Welt apo Forbes.

Audi thekson se integrimi i një përzgjedhjeje të madhe të aplikacioneve të palëve të treta në sistemin e tij është një komponent i rëndësishëm për ofertën dixhitale në rritje në automjetet e saj.