MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë me shqiptarët?

Britania nis dërgimin e emigrantëve në Ruandë

29.04.2024 - 16:28

Nga sot në të gjithë Britaninë e Madhe ka nisur operacioni për arrestimin e emigrantëve dhe dërgimin e tyre në Ruandë. Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani thotë se ky është një vendim politik i qeverisë së Rishi Sunak, i cili është përballur me një ulje të mbështetjes. Procesi i dërgimit të emigrantëve në Ruandë ka nisur më herët se çfarë ishte parashikuar, për shkak edhe të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në Britani, thotë Hasani, me qëllim që t’i tregohet qytetarëve që po ‘luftojnë’ emigrantët e paligjshëm.

“Kjo ka shpejtuar procesin që të nisin sa më parë operacionin për në Ruandë. Ka qenë ‘The Guardian’ që ka njoftuar fillimin e këtij operacioni dhe qeveria britanike dhe ministria e brendshme kanë identifikuar 2220 persona që mund të arrestohen të mbahen në qendrat e pritjes së emigrantëve dhe më pas të dërgohen në Ruandë. Rushi Sunak e ka vënë prioritet dërgimin në Ruanda.

Duke parë në tërësi që qeveria britanike ndodhet në presion të madh publik, e nxjerr qeverinë dh e partinë konservatore në një situatë katastrofike jo vetëm të enjten, por edhe në zgjedhjet parlamentare. Kjo e ka detyruar qeverinë të sjellë masat për në Ruanda që ti tregojë opinion publik që ajo që mund të bëjë është të largojë emigrantët. Është tërësisht angazhim politik. Më e rëndësishme është beteja ligjore.

Sa i takon emigrantëve Shqiptarë, për të gjithë ata që nuk kanë leje nga ministria e Brendshme që kërkesa për azil do u shqyrtohet në Britani do të dërgohen në Ruandë.

“Qeveria britanike ka bërë një marrëveshje me Shqipërinë në tetor 2022, pas takimit të Ramës në Londër me Rishi Sunak. Kanë marrë urdhër që nga ajo ditë numri i kërkesave për azli të jetë jo më shumë se 2%. Emigrantët që kanë marrë letër nga ministria e brendshme që do ju shqyrtohet letra për azil në Britani nuk dërgohen në Ruandë, të tjerët mund të jenë subjekt i dërgimit në Ruanda. Vendimi nuk është bërë i ditur për më shumë se 1 vit e gjysmë. Në dokument kërkesat për azil të shqiptarëve të pranuara të mos e kalojnë 2%”, tha Hasani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë