MENU
klinika

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë

23.04.2024 - 10:03

Projektligji i Britanisë për të nisur fluturimet për në Ruandë më në fund kaloi në Parlament mbrëmë. Ai u miratua, por ende nuk është kthyer në ligj, pasi pritet të marrë edhe pëlqimin Mbretëror.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka deklaruar këtë mëngjes se ligji për të dërguar klandestinët në Ruandë është një ndryshim thelbësor për ‘ekuacionin global të migracionit’.

Ai thotë se projektligji u prezantua për të “ndaluar emigrantët nga kalimet e rrezikshme dhe për të thyer modelin e biznesit të bandave kriminale që i shfrytëzojnë ata”, duke shtuar se do të bëjë të qartë se “nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni në gjendje për të qëndruar”.

“Fokusi ynë është që tani të heqim udhëtimet nga toka dhe jam i qartë se asgjë nuk do të na pengojë ta bëjmë këtë dhe të shpëtojmë jetë,” thotë ai.

Ndërkohë Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, tha se ishte një “moment historik në planin tonë për të ndaluar anijet”.

Në një video të postuar në mediat sociale, ai tha: “Ligji për sigurinë e Ruandës ka kaluar në parlament dhe ai do të bëhet ligj brenda disa ditësh”.

“Akti do të parandalojë njerëzit që të abuzojnë me ligjin duke përdorur pretendime të rreme për të drejtat e njeriut për të bllokuar largimet. Dhe bën të qartë se parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar është sovran, duke i dhënë qeverisë fuqinë për të refuzuar masat e përkohshme bllokuese të vendosura nga gjykatat evropiane”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sunak “u shpall luftë” shqiptarëve

Mediat angleze: Në 2023 do dëbohen më shumë emigrantë!

“Do të flas më shumë në kohën e duhur”

U sharkua si ministre e Brendshme, reagon Suella Braverman!