MENU
klinika

"Mund të sfumojë rolin politik që donin t’i jepnin..."

Rama, ‘fushatë’ në Athinë/ Minxhozi: Grekëve nuk u pëlqen

03.05.2024 - 19:13

Analisti Skënder Minxhozi thotë se takimi që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me diasporën shqiptare në Athinë, më 12 maj, ka trazuar shumë karta në Greqi dhe kjo gjë nuk i pëlqen grekëve.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Rama mund të ndikojë te faktori shqiptar, lidhur me orientimin e votës së tyre, teksa Fredi Beleri është një prej kandidatëve të partisë greke në pushtet, për Parlamentin Evropian.

Sipas Minxhozit, grekët nuk e duan “fushatën” e Ramës, pasi mund të sfumojë rolin politik që ata donin t’i jepnin çështjes Beleri.

“Natyrisht që pala greke, cilado qoftë ajo, qeveria, opozita, besoj qeveria të paktën, do donte të kishte Belerin në fushatë dhe jo Edi Ramën. Edi Rama po ia prish planet sepse po ndërhyn në një terren shumë delikat, në mesin e një krize mjaft të mprehtë diplomatike mes dy vendeve të shkaktuar nga arrestimi i një viti më parë të Fredi Beleerit. Si e tillë, kjo lëvizje e Ramës ka trazuar shumë karta në tryezë. Nëse mund ta quajmë, ky është një kundërsulm i Ramës.

Grekët u përpoqën shumë të bllokojnë procesin integrues të Shqipërisë, për shkak të Fredi Belerit. Tani është Rama që po ngacmon faktorin shqiptar në Greqi, të cilët, pra ky komunitet është i ngulitur prej shumë vitesh dhe një pjesë e tyre e madhe ka të drejtën e votës. Duke vajtur dhe duke marrë kontakt me ta, Edi Rama prish shumë plane dhe shumë nga aritmetika elektorale risku është real që shqiptarët të influencohen dhe të votojnë në një mënyrë të caktuar, ndërkohë që kishin vendosur, pa këtë takim, të votonin dikë tjetër ose diçka tjetër.

Zgjedhja e datës, besoj ka një simbolikë, le të shohin komunitetet e bashkëatdhetarëve tanë që kemi në vendet respektive në Greqi dhe në Shqipëri dhe të mos shohim çështjen Beleri, bie 1-vjetori i Fredi Belerit. Mendoj se Rama kërkon të japë një mesazh që ne na bashkojnë qindra, mijëra njerëz të ndershëm që punojnë dh ekontribuojnë për Greqinë,a shtu siç bën komuniteti grek në Shqipëri dhe jo nga episode të pakëndshme të kësaj natyre. Duan studime për të parë dhe kuptuar se kë voton komuniteti në Greqi dhe sa voton, kë kandidat, sa janë prirjet.

Grekëve nuk u pëlqen që Rama të futet në fushatën e tyre elektorale, sfumon rolin politik që po përpiqeshin t’i jepnin rastit Beleri. Ajo që i bashkon të gjithë këto aspekte, mendoj se është mos dëshira e palës greke për ta pasur Edi Ramën në Greqi. Prania e tij mund të tërheqë jo vetëm vota, por mund të tërheqë vëmendje diplomatike të evropianëve. Pala greke e di fort mirë se me vajtjen e Ramës atje, do të jetë në lupën e Brukselit. Përpjekjet e para të palës shqiptare për të gjetur ambiente, po hasin disa vështirësi teknike.

Mbetet për t’u parë. Unë nuk mendoj se Rama do të tërhiqet nga turi i tij. Vizita e Ramës në Greqi dhe në vendet e tjera ka dhe një aspekt tjetër njerëzor, në sensin që i detyrohet falje morale, si kryeministër i vendit atyre njerëzve që kanë punuar, kanë lindur fëmijë, kanë sjellë para këtu, kanë kontribuar shumë edhe për ekonominë e Shqipërisë”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zheji: Nuk shënjestronte qeverinë shqiptare, por…

Përballja frontale e Ramës me Rai3/ Minxhozi: S’duhej t’i telefononte

Zheji: Nëse ka pasur një urdhër politik…!

‘RAI 3’/ Minxhozi: Italia mbetet aleate e Shqipërisë