MENU
klinika

Nga lidhja pezull që ka jashtë tek...

Çfarë nuk ka treguar Romeo Veshaj

07.04.2024 - 12:20

Romeo Veshaj është bërë pjesë e “Big Brother VIP”, me një qëllim, për ta fituar. Kur nisi kjo eksperiencë, ishte vetë aktori që shprehu sigurinë e tij, se do ta mbyllte këtë eksperiencë si fitues. Kur kanë kaluar më shumë se gjysma e eksperiencës, qëllimi i Romeos nuk është vetëm fitorja.

Rrugës, ishte Heidi ajo që e trazoi jo pak lojën, por edhe zemrën e Romeos, që ashtu si vetë ai shprehet, ka rënë në dashuri me vajzën që erdhi nga Italia. Jeta private e Romeos, edhe jashtë ka qenë në qendër të vëmendjes. Për shumë kohë, aktori është shfaqur vetëm, duke na treguar se tashmë nuk ka asnjë lidhje.

Edhe në shtëpinë e “Big Brother”, Romeo, foli për ish-partneren e fundit, një histori që ishte bërë publike kohë më parë. Romeo Veshaj ka folur për herë të parë për Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, me të cilën ka patur një lidhje 3 vite më parë. Gjatë një loje pyetjedënime, Romeo është pyetur nga Ledjona për emrin e ish-it dhe arsyen e ndarjes. Romeo tha se ishi i fundit që ka patur publikisht është Aleksia.

“Ishi i fundit që dihet publikisht është Aleksia dhe ndarja erdhi për mospërputhje karakteri”, tha Romeo. Por teksa ai është në lojë, jashtë rrjeti po zien rreth lajmeve se në fakt, edhe Romeo ka lënë dikë jashtë. Ka qenë konkurrentja e “Përputhen”, që e ka pranuar këtë fakt publikisht, duke u shprehur se edhe e njihte vajzën në fjalë.

Një ndër fotot e përzgjedhura për Gabrielën, ka qenë Romeo Veshaj, për të cilin ajo ka treguar se ai ka qenë në një lidhje me shoqen e saj, madje ka lënë të nënkuptohet se lidhja ka vazhduar deri para hyrjes së tij në BBV.

“Nuk ndërhyj te meshkujt e shoqeve të mia. Kush është Heidi? Nuk e njoh. Romeo ka patur një lidhje me një shoqe timen. Ndoshta deri para hyrjes në BBV”, u shpreh ajo. Që në nisje të këtij “Big Brother”-i, “Panorama” shkruajti se në fakt Romeo sapo kishte nisur një lidhje të re, me një vajzë që nuk ishte e famshme, por duke qenë se ishin vetëm ditët e para të këtij raporti, vështirë se mund të mësonim diçka më shumë, sidomos pas futjes në shtëpi të aktorit.

Tashmë që Gabriela zbuloi se vajza në fjalë është mikesha e saj, duket se u konfirmua ajo që përflitej prej shumë kohësh në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë Heidi, kur të përfundojë eksperienca në “Big Brother”, dhe të njihet me fakte të reja rreth partnerit të saj. Deri më tani, Romeo ka folur në shtëpinë e “Big Brother” për disa histori dashurie, duke i gjuajtur ato të gjitha të shkuara. Romeo ka folur për marrëdhënien që pati me këngëtaren Jonida Maliqi. Gjatë një loje, Graciano e pyeti Romeon nëse ai e ka marrë famën që ka sot nga lidhja me Jonidën.

I pyetur nga Graciano nëse mendonte se e kishte fituar famën nga lidhja që ka patur me këngëtaren e famshme, ai u shpreh se nuk ishte aspak ashtu. “S’e besoj, nuk e shoh kështu. Jonida është një njeri që unë e kam dashur shumë edhe nuk e kam vendosur ndonjëherë në këtë kandar”. Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe vetë këngëtarja. Jonida Maliqi fillimisht ka komentuar deklaratën e Romeos nga brenda “Big Brother” ku tha se “e ka dashur këngëtare vërtet”. Ajo është shprehur se i është bërë qejfi që Romeo ka bërë këtë deklaratë.

“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi kur Romeo tha që më ka dashur. Të dy e kemi deklaruar se ruajmë miqësi, përshëndetemi më pyet se çfarë bëj me jetën, sikurse e pyes. Kam takuar së fundi prindërit e tij, po ashtu Borën dhe Donaldin në premierën e filmit”, ka rrëfyer Jonida Maliqi. Këngëtarja e njohur ka treguar se me Romeon pas ndarjes kanë vazhduar miqësinë dhe familjarët e tij, edhe pse tashmë të ndarë.

“Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin”.

Jonida Maliqi ka mohuar akuzat se Romeo e ka përdorur sistuatën për të marrë famë nga këngëtarja dhe tha se nuk është faji i tij që aso kohe ajo ishte me e njohur.

“Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar duke qenë më herët se ai në skenë. Ah, mund të ketë pasur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi. Po s’ka qenë ai qëllimi që të merrte famë prej meje sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për qëllimin”.

E tashmë që është pjesë e “Big Brother”, aktori e ka gjetur sërish dashurinë. Këtë herë është Heidi vajza që i ka marrë zemrën, ndonëse nga shumë shihet se kjo e fundit po luan me ndjenjat e tij. Këtë fakt e ka pohuar edhe Vesa, si një prej banoreve që ka qëndruar më së shumti pranë Romeos.

Këngëtarja tha se Heidi Baçi po bën lojë dhe nuk ka ndjenja për Romeo Veshaj, por mes tyre ishte thjeshtë një flirt.Sipas Vesës, Heidi është karrieriste që nuk i intereson asgjë më shumë se të ndërtojë një karrierë.

“Tani kam filluar të besoj që Heidi po bën një lojë me ndjenjat e të tjerëve dhe i prek të tjerët në pikat e dobëta. Heidi nuk ka ndjenja për Romeon, por thjeshtë një flirt. Ajo është karreriste, ka zgjedhur karrierën para ndjenjave. Në fillim se kam menduar këtë gjë dhe e kam mbrojtur me shpirtë sepse kam menduar se ata duhen me mish dhe shpirt”, tha Vesa. Por, teksa në lojë duket Heidi ajo që po bën lojë, jashtë është Romeo ai që ka lënë një histori pezull. Deri më tani, vajza në fjalë nuk ka dashur të identifikohet, ku me gjasa e ka lënë pas gjithçka ka përjetuar me Romeon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E provoi të njëjtën eksperiencë 2 vite më parë

“Koha të marr hak”, Donaldi flet për hyrjen e Romeos në “BBV”

Dikur kunata, sot shoqe të ngushta!

Aleksia dhe Trixa të pandashme me njëra-tjetrën