“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cila është diferenca midis bilingualizmit dhe autizmit?
Mjeku: Është shumë e rëndësishme të bëhet ky diferencim, për faktin se ngatërrimi midis këtyre dy problemeve sjell edhe gabime të shpeshta mjekësore, të cilat sjellin një traumë të madhe për prindërit e fëmijëve në momentin kur u shprehet se fëmija juaj është me çrregullimin e spektrit autik, ndërkohë që mund të ketë veç një konfuzion bi/multilingual, e cila mund të trajtohet dhe zhvillimi kronologjik të shkojë paralel me zhvillimin biologjik. Është një problem i madh nëse do të bënin një diagnozë të gabuar në këtë pikë, sepse pacienti do të trajtohej për autizëm me analizë të aplikuar të sjelljes dhe zhvillimi gjuhësor i tij do të mbetej mbrapa. Me kalimin e kohës, 6 muaj, 1 vit, hendeku midis zhvillimit gjuhësor të fëmijës dhe atij që do duhej të kishte në raport me moshën, zmadhohet dhe, për rrjedhojë, edhe arritjet akademike të fëmijës do të jenë më të vogla, fëmija do të humbë besimin te vetja, sepse do të shohë diferenca midis vetes dhe bashkëmoshatarëve, shto këtu edhe kostot psikologjike dhe monetare të familjes, të cilat do të jenë vërtet të rënda.
Për të bërë diferencimin, na nevojitet të shpjegojmë çfarë është autizmi dhe çfarë është bilingualizmi.
Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ÇSA), i referohet një game të gjer kushtesh të karakterizuara nga:
dëmtime në marrëdhëniet sociale,
dëmtimet në gjuhë, komunikim dhe lojë
sjelljet përsëritëse dhe të kufizuara
Dëmtimi në marrëdhëniet sociale përfshijnë:
komunikim joverbal të dëmtuar, përfshirë këtu kontaktin me vështrim dhe gjestet
marrëdhënie të dobëta me bashkëmoshatarët
vëmendje e përbashkët që mungon ose që është e pakët
ndërsjellësi emocionale e dëmtuar
Dëmtimet në gjuhë, komunikim dhe lojë përfshijnë:
vonesa për të mësuar të flasin
për ata që flasin mjaftueshëm, vështirësi në mbajtjen gjallë të bisedës
prirje për të thënë të njëjtën gjë përsëri e përsëri, për të përsëritur atë që thotë dikush dhe jo për t’u përgjigjur
loja e pretenduar e cila ose mungon në tërësi ose është e vonuar për moshën që kanë, ose është përsëritëse
Sjelljet përsëritëse dhe të kufizuara përfshijnë:
Ata që merren me tema ose aktivitete të caktuara;
Ata që ndjekin shumë praktika të zakonshme ose rituale, ose nuk pranojnë të ndryshojnë mjedis;
Ata që kanë sjellje me veprime përsëritëse, si lëkundjet, rrahja e krahëve dhe ecja në maj të gishtave;
Ata që merren me disa pjesë të sendeve, si rrotat e makinës dhe jo me makinën në tërësi.
Bilingualizmi dhe multilingualizmi janë favorizues për çdo njeri dhe, përveçse krijojnë më tepër mundësi komunikimi, zhvillojnë edhe më tepër aftësitë konjitive.
Në rastin e ekspozimit te fëmijës ne mjedise te ndryshme gjuhësore, kemi zhvillimin e konfuzionimit ose të asaj që quhet ndryshe zhvillimin e bilingualizmit pasiv jo ekspresiv, si pasojë e përdorimit të teknologjisë vetëm në mënyrë pasive ne na shfaqen këto probleme; tre ndër dhjetë janë të listuara më poshtë.
Sëmundje Mendore
Përdorimi i tepruar i teknologjisë njihet si faktor shkaku në normat në rritje të depresionit të fëmijëve, ankthit, çrregullim shtesë, deficit vëmendje, autizëm, çrregullim bipolar, psikozë dhe sjellje problematike të fëmijëve (Universiteti Bristol 2010, Mentzoni 2011 Shin 2011 Liberatore 2011 Robinson 2008) .
Zhvillim i Vonuar
Përdorimi teknologjisë kufizon lëvizjen, e cila mund të rezultojë në zhvillimin e vonuar. Një në tre fëmijë tani hyjnë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar negativisht në të mësuarit dhe arritje akademike (HELP EDI Maps 2013).
Demenca Digjitale
Përmbajtje të medias me shpejtësi të lartë mund të kontribuojnë në deficitit të vëmendjes, si dhe zvogëlim të përqendrimit dhe kujtesës, për shkak të shkurtimit neuronal në korteksin frontal te trurit (Christakis 2004, Small 2008). Fëmijët të cilët nuk mund të kenë vëmendje nuk mund të mësojnë.
Në rastin se fëmijët po familjarizohen me një gjuhë të huaj, ndërkohë që jetojnë në një mjedis shqip-folës, kjo mund të sjell tek ata konfuzionin lingual. Ata dëgjojnë dy ose më shumë gjuhë në të njëjtën kohë.
Çfarë vëmë re?
Shohim se kemi disa pika të përbashkëta midis fëmijëve të ekspozuar ndaj teknologjisë të cilët hyjnë në bilingualizëm dhe fëmijëve me çrregullimin e spektrit autik si: komunikim verbal i dëmtuar, mbyllja në vetvete, e cila në rastin e fëmijëve të ekspozuar ndaj teknologjisë vjen si rrjedhojë e të qëndruarit vetëm me telefonin për një kohë të gjatë dhe tantrum (tundja e krahëve), të cilat janë normale për moshën 2-3 vjeç, por që disa profesionist i ngatërrojnë me sjellje e përsëritura dhe nxitojnë të shprehin :- fëmija juaj është me autizëm (ÇSA).
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.