Gjithnjë e më shumë rekrutë të rinj po zëvendësojnë trupat që i rezistojnë pushtimit rus.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi dje ligjin e ri për mobilizimin.
Projektligji u miratua nga parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, më 11 prill.
Ligji i ardhur pas muajsh vonese, rregullon metodat e rekrutimit me qëllim rritjen e numrit të rekrutëve dhe plotësimin e gradave të ushtrisë.
Duke parë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë që ndihmojnë Izraelin për të rrëzuar dronët dhe raketat e lëshuara nga Irani, Zelensky u ankua për trajtimin e ndryshëm ndaj Ukrainës, së cilës i mungojnë mbrojtjet kundërajrore të ofruara nga Perëndimi. “Po na mbarojnë raketat. Rusët shkatërruan termocentralin Trypilska.
Rusët hodhën 11 raketa, ne i rrëzuam 7 të parat, por 4 të tjerat e shkatërruan uzinën. Pse? Sepse na mbaruan raketat kundërajrore”, tha ai.
Mungesa e armëve është për shkak të bllokimit të paketës amerikane në Kongresin e Uashingtonit, por Zelensky shtoi: “Izraeli nuk do të ishte në gjendje të mbrohej, por disa vende të NATO-s e kanë mbrojtur atë duke përdorur shumë sisteme që mungojnë.”
I pyetur përse vendet e NATO-s ndërhynë për të mbrojtur një vend që nuk është anëtar i aleancës, siç është Izraeli, dhe nuk bëjnë të njëjtën gjë me Ukrainën, udhëheqësi i Kievit kujtoi se, në municione artilerie, “Rusia ka një avantazh prej 10 në 1 dhe se pa amerikanët nuk mund të fitojmë”.
Në të vërtetë, ndaj shtetit hebre, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kanë demonstruar se janë aleatë jo në letër, por në qiell, në tokë, në veprim.
Ndërsa Ukraina po i mbron qiejt e saj e vetme, thuajse prej disa muajsh, pa asnjë shpresë në horizont për përparim.