MENU
klinika

“Shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur”

Ekspertët amerikanë: 5 shkaqet që mund të kenë prodhuar tragjedinë në Gërdec

09.04.2024 - 16:40

Janë siguruar akt-ekspertimet e bëra nga shtetasit amerikan të bërë për shkaqet e mundshme të shpërthimit të gërdecit.

Sipas shkresës shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur. Megjithatë, ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit.

Transferimi i nxehtësisë nga karroca e salduar

Deklaratat e dëshmitarëve tregojnë karrocat thyheshin dhe riparoheshin me saldim. Roja e sigurimit deklaroi se atë dite ka riparuar tre karroca, në fakt ai deklaroi se te paktën njëra nga karrocat ishte riparuar në intervalit kohor prej 30 minutash para zjarrit. Ka ekzistuar mundësia qe kallaji në karrocë të ketë ruajtur një sasi të mjaftueshme nxehtësie për një kohë të gjatë.

Ndezja nga kompresimi i lëndës djegëse të vendosur në mënyrë të çrregullt

Provat tregojnë se ekziston mundësia që në dyshemenë prej betoni të kishte lëndë plasëse të vendosur çrregullt. Asnjë nga karrocat e marra në shqyrtim nuk dha provë të një veshje prej gome në rrota. Ekziston mundësia që shtyrja e karrocës se dorës metalike mbi lëndën plasëse të të dy tipeve të vendosur çrregullt, mund të ketë shkaktuar një nxehtësi të mjaftueshme, shok dhe fërkim sa për të ndezur barutin.

Kontakti metal mbi metal

Ekziston mundësia që një shkëndijë, e prodhuar nga plasja e dy karrocave ose kontakti i një leve ose të veglave të tjera metalike me karrocën e me objekte të tjera metalike, mund të kenë shkaktuar ndezjen e lëndës plasëse.

Burim i hapur flake

Megjithëse kishte tabela që ndalonin duhanin dhe kishte një vend të caktuar për të pirë duhan, asnjërit nuk i është kërkuar që të linte çakmakët, shkrepëset apo materialet e tjera që përdoren për ndezje zjarr në portë para se të hynte në fabrikë. Ekziston mundësia që dikush që ishte duke pirë duhan brenda kompleksit, të ketë qenë shkaku i zjarrit fillestar.

Shkarkesa elektrostatike

Elektriciteti statik mund të prodhohet nga persona që veshin rroba najlon ose sintetike. Ngarkesa elektrostatike ka energji të mjaftueshme për të ndezur lëndën plasëse. Veshja e përshtatshme për pune është 100 % pambuk. Lagështia nga 6 deri ne 100% atë ditë e redukton mundësinë e shkakut të ngarkesës elektrostatike./Oranews