Teksa foli për një emision televiiv për arrestimin e drejtorit të IT-së Ervin Muço, Karamuço u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që kanë hyrë në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim.
“Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën me drejtorin në zyrë dhe thotë a futemi brenda. Dhe futen. Madje jo një, po dy e tre, që s’kanë lidhje fare me policinë. Hyjnë në servera me usb me vete dhe futen në sistemin TIMS, por nuk dihet çfarë kanë bërë.
Pra, nga rruga kanë hyrë në Policinë e Shtetit. Vijnë 2-3 punonjës të autorizuar dhe thonë çfarë po bëni këtu. Ata bënë kallëzim, por policët që e kanë denoncuar sot nuk janë në punë. I kanë intimiduar derisa i kanë nxjerrë mes katër rrugëve”.
Sipas profesorit të kriminalistikës, ky është një skandal që ka cenuar strukturat bazë të sigurisë kombëtare. Madje, sipas tij, policët që denoncuan rastin u hoqën nga puna.
“Ka ndodhur brenda në zyrën e shtetit. Si bëhet kjo, t’i shkoj unë sot p.sh. në zyrë Rrumbullakut. Dhe ky grup u emërua në detyrë për të parandaluar mundësinë ë hakërrimit në të ardhmen nga iranianët. Por, me veprimet e tyre, na ngjajnë si iranianë. Amerikanët e kishin thënë që herën e parë me iranianët, kush e la derën herën. Skandali tjetër është që AMP merr dokumentet por nuk e referon”.