Të gjitha valutat e huaja këtë të martë janë në rënie në raport me monedhën kombëtare Lek.
Një euro sot po këmbehet me 100.6 lekë, që është vlera më e ulët e muajit prill, pasi në fillim të muajit ishte 102 lekë.
Në rënie të fortë është edhe dollari që po luhatet në shifrat 93-94 lekë, por edhe franga, paundi, dollari australian-kanadez, jeni, korona norvegjeze apo daneze të gjitha janë zhvlerësuar kundrejt lekut.
Banka e Shqipërisë thotë se shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të valutave janë prurjet valutore nga jashtë, për shkak të numrit të lartë të turistëve.
Forcimi i lekut edhe pse ka ndikuar në uljen e inflacionit ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë.