MENU
klinika

Mesazhi në bluzën e saj

Fotolajm/ Argita Malltezi sjell në protestë Sali Berishën!

05.04.2024 - 12:14

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, është bërë pjesë e protestës para Bashkisë së Tiranës.

Ajo ka zgjedhur të përcjellë një mesazh në lidhje me të atin, duke veshur një bluze në të cilën ishte stampuar thënia “ Lironi liderin e Opozitës”.

Fotolajm/ Argita Malltezi sjell në protestë Sali Berishën!Fotolajm/ Argita Malltezi sjell në protestë Sali Berishën!

Një grup qytetarësh si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike po protestojnë sot para Bashkisë së Tiranës.

Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke dërguar numër të shtuar efektivësh në terren. Duket se efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.

Ky reagim me protestë vjen dhe pas skandalit më të fundit të korrupsionit në bashki, si pasojë e të cilit qytetarët që protestojnë kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt