MENU
klinika

Parashikimi

Fundjavë për plazh! Meteorologu tregon si do të jetë moti dy ditët në vijim

05.04.2024 - 11:13

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jenë temperaturat gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme. Dy ditët në vazhdim priten temperatura të larta, teksa filimi i javës do të vijojë po njëlloj.

“Dita e premte do të jetë në dominimin e kthjellimeve. Do të kemi interval të gjata me diell në Ultësirën Perëndimore, duke përfshirë këtu kryeqytetin. Paraditja sjell kalime të lehta të vranësirave, por nuk do të jenë problematike. Më prezente do të jenë në zonat malore, nuk presim reshje, thjesht do të jenë momente të pakta me vranësira. Nga ana tjetër temperaturat e ajrit vijojnë të rriten, duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia të jenë në vlerën 6 gradë Celsius. Në Ultësirën Perëndimore i kemi nga 8 deri në 15 gradë Celsius në orët e para të mëngjesit, mesdita do të shkojë shumë pranë vlerave 28 gradë Celsius gjatë kësaj dite, duke bërë që temperaturat më të larta të regjistrohen në Elbasan, por edhe kryeqyteti do të jetë në temperaturën 27 gradë Celsius.

Vija bregdetare pritet që t’i ketë temperaturat nga 24 në 27 gradë Celsius, duke bërë që të jetë një ditë e ngrohtë me temperatura të larta, me mot me diell”, tha Osmani.

Dita e e shtunë dhe e dielë do të sjellin temperatura deri në 29 gradë Celsius në qytetet e zonave të ulëta, ndërsa vija bregdetare do të ketë temperatura 27-28 gradë Celsius. Pra do të jenë temperatura mjaft të larta, 4-4.5 gradë më të larta për muajin prill. Jo vetëm temperatura të larta, por do të kemi dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar. Pritet që pasditet të sjellin kalime të lehta të vranësirave përgjatë pjesës lindore, ndërsa vija bregdetare parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve.

Fillim java është me diell, do të kemi dominim të kthjellimeve, herë pas here kemi kalime të lehta të vranësirave që do të largohen shumë shpejt. Ditën e hënë temperaturat do të jenë pranë vlerës 30 gradë Celsius, por ditën e martë kemi një rënie me 2 gradë Celsius”, tha Osmani për Vizion Plus.

Zheji: Nuk shënjestronte qeverinë shqiptare, por…

Përballja frontale e Ramës me Rai3/ Minxhozi: S’duhej t’i telefononte

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!