Ashtu siç e kishin paralajmëruar Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë sërish sot në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Padia do të dorëzohet në orën 12:30, ndërsa në përfundim, kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, do të japë një komunikim për mediat.
Kujtojmë që Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.
Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.
“Grupi ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës”, theksoi Bardhi pak dite me pare.