Graciano Tagani balerini i njohur, në telefonatën që kishin mundësi nga produksioni brenda shtëpisë së Big Brother VIP, t’ja drejtonin një personi që dëshironin t’i thonin diçka, ai ka zgjedhur “beba-n”, që u kuptua se e kishte fjalën për Argjirën.
Marrëdhënia mes dyshes është përfolur se është në krizë, por Graciano mbrëmë e bëri të ditur qartë edhe për publikun.
“Doja të thosha që më ka marrë malli shumë dhe as nuk do të qaj, edhe pse shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu nuk folëm ashtu siç flasim gjithmonë sepse nuk ta kam thënë përpara por këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist, kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë. Dua të them më fal që nuk isha korrekt, isha shumë i ftohtë në çdo lloj gjëje por e di shumë mirë që të dua pafund, të kam zemër, më ke ndryshuar jetën dhe po vdes nga malli e dashuria për ty.
Shpresoj që kjo eksperiencë t’ia vlej dhe po luftoj jo vetëm për veten, por edhe për ne, në qëllimin që duam të arrijmë. Nuk dua as të mërzitem dhe as të mendoj aq thellë sepse do të humb çdo gjë këtu, por të dua fort, më ka marrë malli shumë. E ndjej që je para televizorit duke më parë. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe me datë 25 të shihemi, këtë e dua shumë për të qenë tek krevati jonë, edhe siç neve dimë të bëjmë. Të përqafoj shumë, më fal për çdo gjë. Ma ke ndryshuar jetën, të dua, ika”, tha Graciano.