MENU
klinika

E njofton Elon Musk

Interneti satelitor Starlink, aktiv edhe në Shqipëri

09.04.2024 - 20:20

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Elon Musk ka njoftuar se sateliti Starlink tashmë është edhe në Shqipëri.

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.

Ndryshe nga shumica e shërbimeve të internetit satelitor, satelitët Starlink operojnë në orbitën e poshtme të Tokës, duke ulur vonesën e transferimit të të dhënave te marrësi.

Shërbimi Starlink është i disponueshëm në 48 shtete të SHBA-së dhe mbi 55 vende, sipas SpaceX. Kompania tha në maj të vitit të kaluar se kishte mbi 1.5 milion abonentë.

Starlink në parim ka kryesisht përdoruesit në zona më të largëta dhe kompania ka filluar ofrimin e shërbimit të saj në linjat e lundrimit dhe në linjat ajrore gjatë vitit të kaluar. Kompania gjithashtu lansoi dy vite më parë një plan interneti prej 135 dollarësh muaj për pronarët që posedojnë mjete transportuese RV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria