MENU
klinika

Detaji që nxiti dyshimet e publikut

Jori Delli i jep fund beqarisë me reperin italian?

12.04.2024 - 11:39

Modelja Jori Delli disa muaj më parë konfirmoi lidhjen me reperin italian, Fred De Palma, me të cilin tashmë ajo ka nisur të bashkëjetojë.

Mirëpo ditën e sotme Jori ka nxitur dyshimet e publikut se çifti e kanë çuar romancën në një tjetër stad, atë të fejesës.

Ish-banorja e “BBV” ka postuar në InstaStory një foto, duke ndarë me ndjekësit thonjtë e saj të rinj, ndërsa ajo që ra në sytë e publikut ishin dy unaza në gishtin e fejesës së Jorit.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se Jori dhe reperi janë fejuar megjithëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e modeles.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Luizi e Kiara te Jori Delli e Fred De Palma

Çiftet e reja të showbizit që bënë publike lidhjen e tyre në 2023!