Kufjet e realitetit virutal nuk do të përdoren në shkolla sipas një skeme të re të Meta-s nëse mësuesir nuk mund të monitorojnë se çfarë po bëjnë nxënësit. Këtë ka njoftuar Nick Clegg mes shqetësimeve në rritje për sigurinë e fëmijëve në metaverse. Clegg tha se kufjet nuk do të përdoren në klasë nëse mësuesit nuk kanë kontroll të plotë të asaj që po ndodh.
Meta ka njoftuar një paketë të re për përdorimin e kufjeve të realitetit virtual në shkolla si mjet mësimi. Nxënësit e moshës 13 vjeç e lart do të jenë në gjendje të hyjnë në klasat e tyre virtuale ku iu lejohet të vizitojnë muzetë, të praktikojnë të flasin gjuhë të huaja ose të vendosen në mjedise që më herët nuk kishin qasje.
Gjithashtu, kompania ka prezantuar edhe një veçori të quajtur “modaliteti i përbashkët” me anë të së cilës fëmijët do të kenë qasje në dyqanin Meta Quest për të shkarkuar aplikacione të reja. Metaverse është në term që i referohet botës virtuale 3D ku njerëzit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin me kufje. Ka disa platforma metaverse duke përfshirë Fortnite, Roblox dhe Meta’s Horizon Worlds.
Numri i përgjitshëm i përdoruesve aktiv mujor të metaverse ka arritur deri në 600 milionë deri në fund të vitit 2023, shumica dërrmuese e të cilëve fëmijë nën 18 vjeç. Ndërkohë, Meta pritet ta prezanojë “produktin arsimor” në fund të këtij viti. Rikujtojmë, se një linjë ajrore po planifikon të ofrojë kufjet Apple Vision Pro për disa pasagjerë si pjesë e ofertave të saj argëtuese gjatë fluturimit.
Linja ajrore maldiviane Beond, e cila përfshin sedilje të palosshme që i lejojnë pasagjerët të flenë rehat gjatë udhëtimit, së shpejti do t’i pajisë pasagjerët edhe me pajisjet Apple, Vision Pro. “Apple Vision Pro do të transformojë përvojën e argëtimit gjatë fluturimit dhe ne do të jemi të parët që do t’ua ofrojmë atë pasagjerëve të përzgjedhur”,-tha CEO i Beond, Tero Taskila.