MENU
klinika

Rekomandon bimët më efektive

Kur lëkura paralajmëron sëmundje/ Mjeku Ylli Merja paralajmëron qytetarët

23.04.2024 - 10:20

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për një sëmundje autoimune e cila prek më së shumti gratë sesa burrat, skleroderma, një çrregullim kronik që prek lëkurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Në disa njerëz, skleroderma ndikon vetëm në lëkurë, ndërsa te të tjerë prek edhe enët e gjakut, organet e brendshme ose traktin tretës.

“Sklerodermia shoqërohet me rritjen e kolagjenit përtej normës në inde, kyçe, organet e brendshme, sistemin tretës, mëlçi, veshka, zemër, në arterie dhe vena” shprehet specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja. Skleroderma prek gratë më shpesh sesa burrat dhe më së shpeshti shfaqet midis moshave 30 dhe 50 vjeç, por mund të ndodhë në çdo moshë.

Shkaktarët e sklerodermës janë prodhimi nga trupi ose marrja me tepricë e produkteve që përmbajnë kolagjen, ekspozimi i trupit ndaj kimikateve, ulja e sistemit imunitar, por dhe faktorë të panjohur.

Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të asaj se cila strukturë është prekur:

“Edhe pse nuk ka një shërim të plotë për sklerodermën, ekzistojnë trajtime të ndryshme që e mbajnë në kontroll” shprehet specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave që ndryshojnë nga personi në person dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit.

“Së pari duhet të pakësohen produktet që përmbajnë shumë kolagjen si mish, peshk, vezë, algat e detit. Gjithashtu duhet të pakësohen produktet që përmbajnë mikroelemente zink, mangan, bakër, produktet që përmbajnë vitaminë E duhet të ulen, frutat e thata dhe të përdorin më shumë perime dhe bimë mjekësore si mëllaga, molla e egër, salepi, murrizi, që përmirësojnë funksionimin e organit që shfaq problemin shëndetësor si dhe ekstrakte e kremra që përmirësojnë problemet në lëkurë” thekson Merja duke vijuar me disa këshilla:

Për skleroderminë në lëkurë

– Lulja e frashërit të bardhë është shumë efikase për t’a pirë si çaj dhe për të shpëlarë lëkurën. Gjithashtu petalet e trëndafilit qetësojnë lëkurën dhe nuk e lënë atë të irritohet.
– Lyejeni lëkurën me ekstrakt variçe dhe uthull molle në raporte të njëjta 1:1. Pasi thahet vendosim krem me kërmill ose kremin Reumer 2 herë në ditë.
Për skleroderminë sistemike

– Për probleme në zemër dhe qarkullim gjaku përdorim: çajin kolestomer 2-3 gota në ditë, propolis me rigon. Çaji me mollë të egër dhe murrizi nuk duhet të mungoje. Kufizojmë mishin, peshkun, fara kungulli, fruta deti, spirulinë
– Për problemet në mushkëri konsumojmë: çajin bronkomer 3 gota në ditë, çaj me fruta pylli 1-2 gota në ditë, propolis me rigon
– Për problemet në mëlçi konsumojmë çaj detoks 3×1 gotë në ditë dhe gjembgomari e mollë të egra.