MENU
klinika

Besnik i presidentit

Kush është Vuçeviç, kryeministri i ri i Serbisë?

01.04.2024 - 10:03

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç do të jetë përfaqësuesi për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, siç ka njoftuar presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pas konsultimeve të hollësishme, Vuçiç ka marrë një vendim me liderët e koalicionit qeverisës për kryeministrin e ri. Vuçeviç ushtron profesionin e avokatit që nga viti 1999 në zyrën e avokatisë familjare . Ai është kryetar i Komitetit të Qytetit të Partisë Progresive Serbe të Novi Sadit. Ai u zgjodh kryetar i Komitetit të Qytetit të Partisë Përparimtare Serbe në Novi Sad në zgjedhjet brenda partisë në nivel lokal të mbajtura në vitin 2011 dhe 2017. Ai u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit në shtator të vitit 2012, pas së cilës pushoi së punuari si avokat. Ai ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Aleancës Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Lokal (NALED) nga viti 2015 deri në vitin 2016. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2016, ai u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit për mandatin e dytë radhazi, ndërsa në vitin 2020 u zgjodh kryetar komune për herë të tretë , gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e qytetit. Ai u bë nënkryetar i Partisë Progresive Serbe në vitin 2021. Vuçeviç konsiderohet si njëri nga njerëzit më besnik të presidentit serb dhe përflitet miku më i ngushtë i Andrej Vuçiç-it, vëllait të Vuçiç. Po ashtu, kryeministri i ardhshëm serb është edhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të sanksionuarit të SHBA, kriminelit Zvonko Veselinoviç, por edhe i biznesmenëve të tjerë serbë që merren me aktivitete kriminale. Vuçeviç nuk është një emër i panjohur edhe për publikun në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte akuzuar si organizator të sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.