MENU
klinika

"Komisariatet e policisë të ‘zhvendosen’ në pikat më të nxehta..."

Masat për sezonin turistik 2024, Ervin Karamuço bën paralajmërimin e fortë

17.04.2024 - 19:17

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë televizive foli edhe për masat që duhen të ndërmerren gjatë sezonit turistik, ku vendi ynë pritet të ketë një fluks më të shtuar turistësh. Ai thotë se është e nevojshme që të ketë një bashkëpunim mes strukturave akomoduese dhe policisë.

Ai thotë se komisariatet e policisë me më pak banorë duhet të “zhvendosen” në pikat më te nxehta turistike. Gjithashtu, eksperti i sigurisë shtoi se duhet të ketë një vigjilencë më të shtuar pasi mund të kemi tentativa për sabotim nga vende që e shohin Shqipërinë si konkurruese në këtë periudhë.

“Ne presim nga 13 deri në 15 milionë turistë këtë vit, që mezi do ta përballojnë infrastruktruat tona akomoduese. Ne kemi shifra të moderuara jo sa vendet e tjera fqinj dhe shumë kompetitive si Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia. Kemi diku tek 300 e pak policë për 100 mijë banorë në zonat me turistë. Ata kanë 500-600. Kështu që duke iu dhënë një mbingarkesë, Balla ka shumë të drtejtë dhe duhet që ky dyfishim ngarkese të jetë edhe me shpërblime. Presim 30 përqind të rritje të pagës në korrik të të gjithë efektivëve të policisë së shtetit. Përveç kësaj është edhe rritja që këta do të marrin çdo muaj të ushqimit.

Pra janë një sërë elementesh të tjerë që duhet të jenë një suport ekonomik dhe financiar për këta njerëz që do të sakrifikojnë. Por nuk do të jenë të vetmit, e gjithë struktura akomoduese dhe biznesi duhet të jenë shumë bashkëpunues me policinë. Dhe vigjilent sepse mund të kemi raste të sabotimit nga vende të tjera që e shikojnë Shqipërinë shumë kompetitive këto kohë, dhe mund të bëjnë me keqdashje edhe ngjarje të tilla për ta shëmtuar këtë periudhë, e cila është shumë fitimprurëse për ekonominë tonë që ka të bëjë me turizmin. Dua të jemi të gjithë gati për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Duhet fuqizuar praktika që ka qenë, që komisariatet e policive të qyteteve ku nuk ka shumë banorë në atë kohë për shkak se shkojnë me pushime, të zhvendosen dhe të shkojnë pranë pikave më të nxehta me mbipopullim më të madh. Të çojmë në ato lloj numri që të garantojë këtë raport dhe të mos kemi stërmundim të efektivëve se nga kjo periudhë do të rrish me shumë orë.”, tha eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminalistikës: Arkitektit të e-Albanias i duhet grisur diploma

“Hakerat kanë vjedhur sekrete që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare”

"Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti"

Aksioni i radhës i SPAK/ Çfarë paralajmëron eksperti?


Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!