MENU
klinika

Mund të zhytet deri në 250 metra thellësi

Qëndron nën ujë deri në 4 javë, nëndetësja që i bën “ballë” apokalipsit!

30.04.2024 - 11:09

Vitet dhe muajt e fundit është folur shumë për mundësinë e rrëshqitjes së botës në kaos, për shkak të krizave të ndryshme globale. Për këtë arsye, një kompani austriake ka menduar të krijojë një nëndetëse “bunker”, me të cilën, në rast të një apokalipsi, fatlumët që do të jenë brenda saj.

Kompania Migaloo zbuloi së fundmi projekti ambicioz të një nëndetëseje që shndërrohet edhe në superjaht luksoz kur qëndron mbi sipërfaqen e ujit. Nëndetësja mund të zhytet deri në 250 metra thellësi. E gjatë 166 metra dhe e gjerë 23 metra, nëndetësja mund të qëndrojë nën ujë deri në 4 javë pa ndërprerje.

Siguria është gjithashtu kryefjalë e këtij projekti. Pronarëve të mundshëm u është lënë dorë e lirë të zgjedhin gjithçka që duan në këtë mjet, nga balonat me ajër të nxehtë, te motorët e ujit dhe kabina për të parë peshkaqenët. Projektuesit parashikojnë që mjeti në fjalë të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë, pa llogaritur shpenzimet vjetore të mirëmbajtjes.