MENU
klinika

Punimet në Porto Romano

Ndërtohet Loti që do lidhë portin me aksin Tiranë-Durrës

14.04.2024 - 11:53

Në Porto Romani vijojnë punimet për ndërtimin e një porti të ri mallrash, ku pamjet nga punimet në Lotin 3 janë ndarë nga kryeministri Edi Rama.

Ky Lot do të lidhë portin e ri të mallrave me segmentin Tiranë-Durrës, duke lehtësuar trafikun e qytetit bregdetar.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3, vepër që do të lidhë ecurinë e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke trafikun brenda qytetit të Durrësit, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Ndërtimi i një porti të ri mallrash në Porto-Romano do t’i hapë rrugë portit të jahteve në Durrës, si dhe do të zgjerojë e modernizojnë kompleksin portual Durrës në Porto Romano.

Porti i ri në Durrësit në Porto-Romano do integrohet edhe me projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut. Ky port do të shërbejë edhe si një strukturë mallrash për bizneset e rajonit dhe duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore.