MENU
klinika

Do t'ju ndihmojë

Nëse do të flesh shpejt, provo trendin viral në TikTok

03.04.2024 - 08:03

Nëse e keni vështirë të flini gjumë, atëherë mund të arrini në pikën ku jeni të gatshëm të provoni gjithçka për të fjetur mirë dhe për të pushuar në mënyrën e duhur. Mund të keni provuar mënyra të ndryshme, nga muzika e qetë, tingujt e shiut, aromaterapinë që përhapet në ajër, një maskë për sytë dhe sërish të mos keni rezultatet e dëshiruara.

Por, në TikTok së fundmi po qarkullon një formë e re që ndihmon në të fjeturit herët dhe mirë. Krijuesja e këtij trendi @calliegaley që ka pothuajse 2.5 milionë pëlqime dhe mbi 10 mijë komente tregon se lidhja e një xhup rrotull fytyrës është teknikë e dobishme.

Në videon e saj, vajza thotë se ka provuar gjumin më të mirë të jetës së saj duke mbështjellë një xhup rreth kokës. “Është shumë komode. Nuk di si ta shpjegoj,” tha ajo ndërsa ishte shtrirë në krevat. Ndërsa njerëzit mund të vendosin një maskë tek sytë apo një batanije për të mbuluar kokën, në mënyrë që të bllokhet drita dhe të flihet më qetë, truku i bluzës rrotull kokës, përdor krahët e bluzës apo xhupit që të mbështjellë kokën duke lënë sytë dhe mjekrën jashtë.

Në videon e saj, Galey shpjegon se si të bëhet vendosja e xhupit. Ajo fillon duke e palosur atë përgjysmë dhe më pas e mban përpara me krahët të varur poshtë. Ajo vendos pjesën e palosur mbi sytë e saj, duke lënë hundën dhe gojën jashtë, dhe më pas shtrihet në jastëk.

Pse funksionon? 

Përveç bllokimit të dritës dhe disa tingujve të jashtëm, ka disa arsye pse truku i gjumit me xhupin rrotull kokës po bëhet viral në TikTok. Ekspertët thonë se mbështjella me batanije apo gjëra të buta krijon një ndjenjë rehatie dhe sigurie. Imagjinoni foshnjat kur mbështillen me batanije, ose kafshën e shtëpisë qenin apo macen kur e mbështillni me delikatesë.

Mëngët e xhupit nën mjekër ka të ngjarë që të japing një ndjenjë komoditeti dhe mbështetje. Ndryshe nga një maskë e zakonshme e gjumit, e cila mbulon vetëm sytë tuaj, mëngët e xhupit mund t’ju ndihmojnë të mbani mjekrën dhe kokën në vend ndërsa ju përpiqeni të flisni, ashtu të shtrirë në krevat.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj