MENU
klinika

Disa këshilla

Nëse doni shëndet të mirë të zemrës, ja çfarë duhet të bëni çdo mëngjes

18.04.2024 - 12:10

Sigurisht ne të gjithë kemi një rutinë tonën që e ndjekim gjatë përditshmërisë. Mund të jetë një zile alarmi në telefon, pirja e kafesë çdo mëngjes, një çaj i ngrohtë apo një vakt i bollshëm, zgjedhja shpesh është personale.

Por, nëse doni të nisni ditën me një akt që ndikon direkt në shëndetin e zemrës, për ta kthyer më pas në një ritual të mëngjeseve tuaja, atëherë këshilla vjen nga kardiologu Rohit Vuppuluri. Ju mund të habiteni me këtë zakon super të thjeshtë që mund ta bëni çdo ditë dhe që ka ndikim të madh në shëndetin e zemrës.

Pirja e dy gotave të mëdha me ujë çdo mëngjes është shërbimi më i mirë që mund t’i bëni zemrës, këtij organi jetik kaq të rëndësishëm për të gjithë ne. “Kjo ndihmon për të filluar ditën me hidratim dhe për të ndihmuar zgjimin e trupin dhe mendjes në përballimin e gjithë angazhimeve të ditës,” shton ai.

Lidhja mes hidratimit dhe shëndetit të zemrës nuk flitet shpesh, por duket se është shumë e rëndësishme. “Uji është thelbësor për menaxhimin e elektroliteve që ndihmon në ruajtjen e funksionit të qëndrueshëm të zemrës dhe ritmit kardiak,” shpjegon ai. Hulumtimet shkencore tregojnë se niveli i pakët i ujit në trup rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Kjo për faktin se të mos qenit të hidratuar, mund të shkaktojë inflamacion në trup, gjë që ndikon negativisht në shëndetin e zemrës.

“Hidratimi është i rëndësishëm edhe për kontrollin e presionit të gjakut,” shton mjeku, duke shpjeguar një arsye tjetër pse hidratimi i duhur është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Tani që e mësuat sekretin për një shëndet të mirë të zemrës, nga nesër kthejeni në një rutinë pirjen e dy gotave me ujë çdo mëngjes.

Burimi: Parade