Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se SPAK do të godasë në nivelet më të larta dhe të rrezikuar janë si Meta e Berisha, ashtu edhe Edi Rama. Ai ishte i ftuar sot në podkastin “Të pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube.
Ngjela komentoi çakërdisjet e fundit të Metës, ku tha se është rënduar nga frika e burgut. Sipas tij, ai do të ndëshkohet në fund nga gjykata. Po ashtu tha se edhe Rama po ka përlyer duart do të mbajë përgjegjësi.
“Është kapur në flagrancë. Procesi filloi me flagrancë, u kap ai bashkë me dhëndrin. Ai e kishte nisur dhe kishte firmosur. Është vepër penale. Ata nuk e arrestuan. Ky nuk u paraqit në pyetje. Në Kodin e Procedurës Penale ka një nen taksativ. Ata i bën 3 kërkesa. Prandaj ra brenda. Edhe nëse SPAK nuk e arreston, e dënon. Arresti nuk është fajësi apo pafajësi. Është masë sigurimi që ti të mos prekësh provat. Ata nuk e kanë arrestuar, ka shumë arsye. Tani vijmë te çështja. Me ato që kam parë unë me akuzat, nuk është me rëndësi nëse është në arrest, do shkojë para gjykatës. Është në tronditjen e akuzës. Akuza ka tronditje psikike. Një ndër arsyet që nuk bën dot gjyq nëse thua nuk dua avokat. Ke nevojë për mbrojtje. E thash këtë për të reaguar se padia penale, e rëndon shumë. Tani vijmë te ky i yni. Është i rënduar. I qëndroj se duhet të kemi parasysh, është SPAK. Nuk mund të ketë mbi SPAK. E ka thënë Sekretari i Shtetit që SPAK e drejtojmë ne. Nuk ka nevojë ta thotë ai, se unë e kam parë se bëj gjyqe në SPAK. Ata e kanë SPAK. Dhe Blinken tha se do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni. SPAK drejtohet nga ata në konceptin profesional, jo në vendosjen e gjykatësve. Mos të ishte ky korrupsion dhe ta kishim formuar sistemin gjyqësor që në 93 apo 94, rroga minimale do ishte 1800 apo 2000 mijë euro. Më 1991-1997 janë shkatërruar 500 uzina e fabrika. I prishi qeveria Meksi e Berisha. SPAK është gjëma e korrupsionit. Edhe Rama po ka futur duart dhe ka lënë shenja, do ikë. Kujtohuni ditën kur u vendos struktura e SPAK. E mbani mend si u bë ky? Të gjithë këta luftonin të mos bëhej. Meta ishte kryesori që e godiste. Pra do i qëndrojmë faktit se të trembur janë të gjithë. Po është treguar budalla Rama dhe ka futur duart, nuk e ka të lehtë. A do ketë lehtësira për faktin që ai i bëri ligjet etj? Besoj që po”, deklaroi avokat Spartak Ngjela.