MENU
klinika

TiktTok-u e bëri trend

“Oilplaning” po përdoret shumë, por ç’mendojnë ekspertët?

16.04.2024 - 10:47

Me siguri e keni parë të paktën një video të vajzave që depilojnë me brisk fytyrën e tyre për të hequr pushin dhe bashkë me të qelizat e vdekura mbi lëkurë. Shumica thonë se lëkura bëhet shumë e butë dhe grimi duket më i rregullt. Kjo metodë quhet “dermaplaning”, ndërsa kur në proces hyn përdorimi i vajit, kemi të bëjmë me “oilplaning”. Kjo mënyrë kujdesi ndaj fytyrës thuhet se duhet të përdoret nga të gjitha vajzat që kanë një lëkurë të ndjeshme, me tendencë akneike.

Por si sugjerojnë gocat e TikTok-ut se duhet përdorur?

Si fillim hidhet vaj në duar dhe e përhap me lehtësi në fytyrë. Më pas, me brisk të përshatshëm për fytyrën, e nis procesin e rruajtjes me lëvizje nga lart poshtë. Nis nga balli dhe vazhdon në pjesën tjetër të fytyrës. Pasi mbaron me të (dhe qafën nëse e ndjen të nevojshme), sugjerohet të lahet fytyra.

Për të mos pasur probleme, bëj kujdes me grimin që do përdorësh. Mirë është që çdo aplikim në lëkurë të jetë i pastër.

“Oilplaning” po përdoret shumë, por
TIKTOK

Çfarë thonë dermatologët për këtë temë?

Shumica e tyre janë pozitivë ndaj kësaj metode. Sipas dermatologëve përdorimi i vajit e bën më të lehtë procesin, pasi ka më pak shanse që brisku të shkaktojë dëmtime në lëkurë. Ata theksojnë se duhet të sigurohesh që kjo metodë vlen për ty, bazuar në tipin e lëkurës. Më së shumti, përdorimi i vajit rekomandohet për lëkurat e thata dhe premton lirshmëri në arritjen e rezultatit. Theksohet se vaji duhet të jetë i përshtatshëm për lëkurë dhe pa aromë.

Dermatologët këshillojnë të bëhet shumë kujdes me pastërtinë nëse porcesi bëhet në shtëpi. Duart duhet të jenë të pastra para dhe pas. Lëkura duhet të lahet para dhe pas, gjithashtu edhe brisku që do përdoret. Sugjerohet që brisku të jetë njëpërdorimësh.