Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku është paditur në gjykatë nga televizioni Top Channel për dëmtim imazhi pas kunjave të artistit në rrjetet sociale pasi u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ka qenë vetë aktori i cili ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale ku ka postuar fletëthirrjen e gjykatës pas padisë së televizionit.
“Padi për shkaktim dëmi”, shkruhet në fletëthirrjen e Gjykatës së Tiranës, ndërsa Olsi Bylyku ka shkruar në postim në InstaStory: “Gabim i madh shumë”.
“U zgjova me një mesazh nga prinderit e mi të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel”, u shpreh aktori i humorit në një postim të gjatë në rrjetin social
Gjithashtu, Olsi Bylyku ka deklaruar se nëse do të humbasë çështjen në gjykatë do t’i duhet të pagujë “Çmimin e madh” 100 mijë euro.
“E nxorra më datë 17 shkurt ku ju thashë se ‘shpresoj që eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit’,”- shkruan Olsi Bylyku, teksa thekson se “kam marrë një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality.”
Olsi Bylyku thekoi se “sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi”, do të jetë i pranishëm vetë në çdo seancë, ose i përfaqësuar nga avokati i tij.
Teksa iu është rikthyer eliminimit të papritur nga BBV, aktori u shpreh se mbesa e tij e vogël ishte përgatitur për t’i bërë supripzë brenda shtëpisë, por nuk arriti dot për shkak të daljes së tij.
“Mirënjohja është e mbjellur tek unë në çdo venë sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpuntorët e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit “Mos bab…” , deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ja jap fatin që ti vishte. Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata”, deklaroi aktori.
Postimi i plotë:
Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prinderit e mi të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel.
Sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshje ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj “Çmimin e madh” ( 100.000k ).( Posti që e nxorra më datë 17 shkurt ku ju thashë se “shpresoj që eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit)
Për çdo njeri që do mund të hedh hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e “Kimikatit “ në Top Channel dhe jam larguar për të shkuar në emisionin “BE Coffee” me të njëjtën pagë ,për ti treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që “ngeci” në Klanifornia për arsye se “BE Coffee” u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni.
Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll Klanifornia, besova në TV Klan dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda ti refuzoja ftesën televizionit ku u krijova si artist, Top Channel, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot, marr një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë or miq.
Mirënjohja është e mbjellur tek unë në çdo venë sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpuntorët e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit “Mos bab…” , deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ja jap fatin që ti vishte. Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata.