Mijëra protestues kanë mbushur rrugët kryesore të Budapestit me kërkesën kryesore dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit të vendit Viktor Orban.
Në krye të organizimit qëndronte një avokati, Peter Magyar.
Qëllimi i tij kryesor është sfidimi i Orban me krijimin e partisë së tij.
Protestuesit marshuan drejt Parlamentit me thirrjet kryesore “Ne nuk frikësohemi!” dhe “Orban, jep dorëheqje!”
Shumë prej tyre ishin veshur me ngjyra kombëtare, kuq, bardh e gjelbër, ose mbanin flamuj kombëtarë, simbole që partia e Orbanit i ka përdorur si të vetat në dy dekadat e fundit.
Kabineti i Orban është akuzuar shpeshherë për korrupsion, ndërsa protestat vijnë pas një skandali të abuzimit seksual që për pasojë kishte rrëzimin e dy aleatëve të tij të rëndësishme në politikë – ish-presidentin dhe ish ministren Varga – në shkurt të këtij viti.